Ditet kalojne dhe kane mbetur edhe me pak se tre dite nga momenti i ballafaqimit te pare ne fushen e lojes ne mes Linfield dhe Vllaznise. Sfida e pare do te jete ajo qe do te luhet ne Belfast mbremjen e se enjtes ne oren 20.45.
Ashtu si ne kampin shkodran, ashtu edhe ne ate te Linfield, “ethet” e sfides shtohen. Ne prag te kesaj ndeshje ka dhene nje prononcim per mediat vendase kapiteni i kesaj skuadre Jamie Mulgrew i cili eshte shprehur:
“E kemi ende ne mendje deshtimin e sezonit te kaluar dhe sigurisht qe duam te bejme me mire. Kuptohet qe tani luajme ne nje kompeticion tjeter siç eshte Conference League, por objektivi mbetet i njejti, kalimi i turit.
Mendoj se Vllaznia përfundoi në vendin e katërt në Ligë, kështu që do të mendoj se ata janë në një nivel të ngjashëm me ne. Ne jemi në shtëpi, kështu që duhet ta përdorim atë në avantazhin tonë nëse është e mundur.
Jam i sigurt se ne Shqiperi kushtet do jene te tjera dhe do të jetë shumë nxehtë dhe temperaturat armiqësore me ne kur të dalim javën e ardhshme, por ne duhet të ngrihemi mbi këtë dhe te jemi ne skuadra qe do te kualifikohet”./SHKODRA-SPORT.COM/