“Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit”, ekspozita e famshme mbi jetën dhe karrierën e ish-sulmuesit të madh italian si edhe legjendave të futbollit botëror që kanë lënë gjurmë në kujtesën e futbolldashësve u inagurua në Muzeun Kombëtar.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Marco Tardelli, legjenda e Italisë dhe Juventusit. Ish-futbollisti, në një prononcim për mediat theksoi se Shqipëria është përmirësuar edhe falë trajnerëve italianë ndërsa shtoi se lojtarët shqiptarë në Serie A mund të shërbejnë si shembuj.

-E dini se ai goli ikonik kundër Gjermanisë ka bërë të ulërasin shumë italianë, por ae dini se ka bërë të ulërasin edhe shumë shqiptarë në vitin 1982?

“Jam i kënaqur që kam bërë të lumtur shqiptarët dhe italianët”.


-Si e shikoni Shqipërinë sot?

“Të përmirësuar shumë, është një skuadër që vendoset mirë në fushë, di të luajë, trajneri ka qenë shumë i zoti. Më parë bëtë eksperiencë me shumë trajner italianë, tani është përmirësuar edhe falë atyre”.


-Besoni se Italia duhet të ketë frikë për ndeshjen e Europianit?

“Italia, si dhe Shqipëria duhet të kenë gjithmonë frikë, duhet të kenë kujdes, në të njëjtin grup është e vështirë”.


-Si i shikoni lojtarët shqiptarë në Serie A, ishte thuajse e paimagjinueshme 10 vjet më parë, por tani ka shumë…

“Është pozitive ka lojtarë shumë dhe janë të zotë, dhe ky është një shembull”, u shpreh Tardelli.