Erald Maksuti vazhdon të jetë një nga emrat më të spikatur të Flamurtarit, edhe atëherë kur nuk shënon. Në ndeshjen e sotme ndaj Teutës, ai ishte protagonist në të dy anët e fushës, duke ndihmuar shpesh ekipin edhe në fazën mbrojtëse për të marrë një pikë.
“Po mundohem çdo ditë të rritem nga ana profesionale, të ndihmoj ekipin. Ndodhem në çdo cep të fushës, ndryshe nuk fitohen pikët po nuk luftuam secili.
Kjo lloj taktike, gjëja e parë është që duhet të mbrohemi, para se të sulmojmë, se po të mbrohemi, sigurisht mund të marrim një pikë. Ndjehemi më mirë me këtë lloj sistemi se krijojmë më shumë siguri mbrapa.
Ndjehem më mirë se luaj si sulmues qendre dhe jam më afër portës, por nuk kishim shumë kohë sepse profesor Moriero është i sëmurë dhe nuk kishim kohën e duhur për ta përgatitur këtë. Besoj mund të jetë një sistem më i mirë për mua se jam më afër portës e mund të ndihmoj më shumë ekipin. Por nga java në javë do të përmirësohemi dhe shpresojmë të arrijmë aty ku duhet të jemi.
Unë ec me parimin që shpresa vdes e fundit. Edhe ekipi beson se janë edhe 10 ndeshje të tjera, janë edhe 30 pikë në lojë dhe mundësia është. Jemi të qartë se në çfarë pozicioni jemi, do të mundohemi që në çdo ndeshje të mos dalim pa pikë. Shpresojmë që të dalim nga kjo situatë se me tre pikë mund të ngjitesh lart e me tre pikë mund të fundosesh”, tha Maksuti për RTSH pas ndeshjes.


