Kundershtari i Vllaznise Linfield zhvilloi diten e shtune nje ndeshje miqesore ndaj ekipit skocez Kilmarnock ne “Windsor Park” te cilen e fitoi me rezultatin 1-0, fale golit te realizuar nga McKee, i cili shfrytezoi nje top te ardhur nga kendi dhe e dergoi ne rrjete.
Pas kesaj ndeshje, trajneri David Healy ka folur per mediat pikerisht per kete miqesore, por edhe per perballjet europiane ndaj Vllaznise teksa eshte shprehur se ekipi i tij eshte ne formen me te mire te mundshme.
“Ne i kemi pare mire, Vllaznia ngjan pak me ne sepse ndeshjen e fundit zyrtare e kane patur me 29 maj dhe po ashtu si ne, kane transferuar 5-6 lojtare. Por tani puna eshte te shohim lojtaret e rinj qe kane ardhur dhe si pershtaten me lojen. Megjithate e njejta gje eshte si per ne, ashtu edhe per ata.
Ne e kemi te qarte se duhet te perfitojme nga ndeshja e pare dhe te mendojme te jemi me te qete ne Shqiperi ne ndeshjen e dyte. Kemi ende kujtime te keqija nga menyra si u larguam nga Europa sezonin e kaluar dhe prandaj duam ta perdorim kete gje si faktor motivues per kete raund.
Qëllimi ynë është të kalojmë në raundin tjetër që do të ishte financiarisht i dobishëm për klubin. Ne duhet të përpiqemi të maksimizojmë atë që mund të marrim nga Evropa këtë vit”- eshte shprehur trajneri i Linfield.
Formacioni me te cilin kjo skuader luajti ndaj Kilmarnock ishte ky: Johns (Walsh 73), Finlayson, Hall (Newberry 73), M Clarke, Millar (A Clarke 73), Shields (Annett 73), McClean (Mulgrew (65), Scott (Haygarth 65), McKee (McStravock 73) , Fitzpatrick (Devine 65), Cooper (McKay 73).