Shqipëria U-19 e drejtuar tashmë nga trajneri Armando Cungu, ka zhvilluar një grumbullim 3 ditor në kompleksin “Tropikal” në Durrës, i pari për këtë vit që nga marrja e drejtimit të skuadrës nga ish-trajneri Vllaznisë dhe Laҫit.
Nën urdhërat e trajnerit kuqezi ishin 25 lojtarë të cilët u vëzhguan nga afër nga i gjithë stafi i ekipeve kombëtare.
Për të folur për emocionet e grumbullimit në kombëtaren e 19 vjeҫarëve, fshf.org, ka intervistuar mbrojtësin Flori Spahija, i cili vjen nga Vllaznnia dhe nuk e fsheh kënaqësinë.
“Ndihem shumë mirë. Nuk është hera ime e parë, është hera e dytë ose e treta. Grupi po gëzon një gjendje shumë të mirë fizike dhe psikologjike. Me trajnerin e ri jemi ambientuar shumë shpejt.
Mendoj se me këtë brez që jemi ne, prurjet do të jenë të vazhdueshme dhe do të kemi një brez shumë të mirë. Synoj të luaj me ndonjë nga ekipet më të mira të Europës. Për këtë po stërvitemi fundja.”