Ishte protagonisti absolut i fitores së Vllaznisë në shifrat 4-2 kundër Teutës. Dy golat e tij i dhanë një 3 pikësh të artë shkodranëve. 
Fjala është për Liridon Latifin. Fantazisti i ardhur me aq bujë tek Vllaznia në merkaton e verës, konfirmoi edhe njëherë cilësitë e tij në ndeshjen përballë durrsakëve. E majta preçize që në sekondën 50-të të ndeshjes që përfundoi në rrjetën e Qirkos.
Por edhe goditja e fuqishme me kokë në minutën e 15-të vulosën dopietën e prishtinasit, si edhe rrugën e fitores së Vllaznisë. Ky ishte ndoshta verisoni më i mirë i këtij sezoni për 28-vjeçarin, nga i cili tifozët e Vllaznisë presin gjithmonë shumë e më shumë duke ditur edhe cilësitë e tij. Cilësi që e bëjnë numrin 7-të një prej më të mirëve të kampionatit.
Këto dy gola të djeshëm kundër Teutës e dërguan në 8 kuotën e rrjetave këtë edicion për Latifin. Këtu duke i shënuar 3 gola pikërisht skuadrës së Teutës që duket se është kundërshtari i tij i preferuar. Ish-futbollisiti i Skënderbeut gjithashtu ka gjetur rrjetën këtë edicion edhe kundër Kastriotit, Egnatias, Kukësit, Laçit dhe Partizanit.
E pikërisht të kuqtë do jenë kundërshtari i rradhës i Vllaznisë. Ndaj të cilëve të gjithë shpresojnë sërish tek forma e mirë e Latifit, i cili po shndërrohet nga takimi në takim akoma edhe më i rëndësishëm edhe më lider tek kuqeblutë shkodranë.
Endri ÇINARI