Tek Vllaznia, me nderhyrjet qe jane bere ne merkato, ka filluar te kete konkurrence ne çdo repart. Duke filluar nga porta e duke perfunduar tek sulmi. Natyrisht qe me kalimin e javeve konkurrenca ka per t’u bere edhe me e forte pas ardhjes ne forme te disa lojtareve, megjithate do te kete vend per te gjithe sepse sezoni eshte i gjate dhe do te kete edhe kartona e demtime.
Ajo qe na ka bere pershtypje ne kete fillim kampionati, eshte “kapja” e formacionit nga mbrojtesi Dajan Shehi. Ne ndeshjen ndaj Laçit, ai ka bere nje paraqitje te mire duke luajtur ne qender te mbrojtjes perkrah Malotes.
Aktivizimi i elbasanasit 22 vjeçar ne kete takim, ka bere qe ne stol te perfundoje mbrojtesi maqedonas Aleksandar Ristevski. Ndonese ky i fundit eshte sjelle nga vete trajneri Jonuz, kjo nuk do te thote asgje.
Shehi duket me ne forme dhe ka merituar formacionin. Ky eshte treguesi me i mire i drejtesise qe kerkon te vendose trajneri me secilin prej lojtareve. Me paraqitjen e bere ndaj Laçit, me siguri qe ish- futbollisti i Kastriotit sezonin e kaluar, do te jete ne fushe edhe ne sfiden e se merkures ndaj Bylis.
www.shkodrasport.com