Laçi pret në shtëpi ditën e sotme kryesuesit e Vllazninë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë Superiore.

Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, Të cilat do të kërkojnë të marrin maksimumin. Vllaznia nuk merr tri pikë në Laç që prej 23 marsit të vitit 2014, kur fitonte 0-2 me gola të Arsid Krujës dhe Ndriçim Shtubinës.

Si për koincidencë, për herë të fundit që shkodranët kanë triumfuar në transfertën kurbinase, trajner ka qenë Dervish Haxhiosmanoviç. Me malazezin Vllaznia ka fituar tre trofetë e fundit: titull kampion dhe Superkupë në vitin 2001 dhe Kupën e Shqipërisë në 2008-ën.

Do të jetë një ndeshje e bukur nga të dyja ekipet, me Vllazninë që do të kërkojë të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive, ndërsa Laçi do të kërkojë të rikthehet te fitorja.

Për sa i përket formacioneve, Vllaznia nuk ndryshon nga ndeshja e fundit, ndërsa te Laçi nuk nis Nuabueze, por starton Harmon.

FORMACIONET ZYRTARE:

Laçi: Sherri, Selmani, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro.

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric