Shqipëria pritet që të jetë më e kujdesshme dhe për pasojë, kuqezinjtë nuk pritet të kenë më eksperimente. Ky ka qenë qëndrimi i trajnerit Panuçi në daljet e tij të fundit publike, duke nënkuptuar më shumë kujdes në prapavijë dhe jo skuadër që sulmon me forca të shumta dhe rrezikon që të lërë hapësira në prapavijë.

kombetarja

Në portë, Strakosha duket një hap përpara, ndërkohë që në prapavijë Hysaj e Aliji mund të jenë në krahë me Ismajlin e Gjimshitin si qendërmbrojtës.

Në mesfushë, alternativa të shumta ku Xhaka e Abrashi priten si anësorët e qendrës së mesit të fushës dhe Uzuni e Abazaj ose Grezda të mbulojnë fashat anësore në mbështetje të pikës së referimit në sulm.

Në udhëheqje të ekipit, dy janë alternativat për rolin e “pykës”, ndërkohë që Sadiku e Balaj do të diskutojnë mes tyre fanellën e titullarit.

das