HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFormacioni, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia në ndeshjen kundër Tiranës

Formacioni, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia në ndeshjen kundër Tiranës

Trajneri Brdariç ka caktuar edhe titullarët që do të zbresin në fushë për të luajtur “Klasiken” e futbollit shqiptar.

Duke i pasur të gjithë gati, tekniku gjerman nuk do të bëjë shumë ndryshime dhe pritet të zgjedhë të njëjtët lojtarë që kanë luajtur në ndeshjet e kaluara.

Ai sërish ka menduar që nga minuta e parë të luajë me Zogoviçin në portë, në mbrojtje me katërshen Gurishta, Diagne, Adili e Hakaj.

Në mesin e fushës do të jetë treshja e përbërë nga Krymi, Jonuzi e Da Silva që do të luajë para tyre. Ndërsa sulmi pritet të përbëhet nga Aralica në majë të tij i ndihmuar nga krahët nga Latifi e A.Hoxhaj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments