Vllaznia ka mbyllur pasditen e sotme pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate ndaj Dinamos qe do te luaje pasditen e neserme ne “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 16.45.
Me perjashtim te Liridon Latifit qe eshte i demtuar, te gjithe futbollistet e tjere do jene te gatshem per kete ndeshje dhe si rrjedhoje tashme trajneri Plori e ka ndare edhe mendjen per formacionin qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare.
Keshtu, ne porte do te jete Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta, Adili, Bulatoviç dhe Hakaj. Para tyre, do te jete dyshja Krymi- Jonuzi.
Treshja qe do te mbeshtese sulmuesin kryesor te ekipit- Aralicen, do te jete e formuar nga A.Hoxhaj, Da Silva dhe me shume mundesi Kruja. Ky i fundit eshte ne balotazh me Djurdjevic, por me i avantazhuar duket se eshte shkodrani.
Vllaznia e ka te qarte se objektivi i saj i vetem ne kete