Lewis Hamilton ka arritur të fitojë titullin e tretë radhazi dhe të gjashtin në karrierë, megjithëse ka përfunduar Çmimin e Madh të Amerikës në vend të dytë pas shokut të skuadrës, Valteri Bottas, teksa i treti është renditur Verstappen.

Piloti britanik dominoi kampionatin e Formula 1 që nga fillimi, dhe arriti ta përfundonte në mënyrën më të mirë.

Hamilton e siguroi edhe matematikisht titullin në Çmimin e Madh të SHBA-së, edhe pse u rendit i dyti.

Gara u fitua nga Valtteri Bottas, i cili blindon vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Në podium përfundoi edhe Max Verstappen.

Lewis Hamilton ndërkohë bëhet piloti i dyte me më shumë tituj botërorë në Formula 1, pas Michael Schumacher, i cili ka 7.