Legjenda braziliane, Romario, u tërhoq nga futbolli në moshën 43 vjeçare. Ish-sulmuesi i Barcelonës, PSV-së dhe shumë klubeve vijon të jetë shumë aktiv, por tashmë në aventura të reja dashurie.

53-vjeçari është duke shijuar një romancë me modelen braziliane Ana Kroline Nazario, e cila është 22 vite më e vogël se ish-sulmuesi.

Kjo e fundit i ka dedikuar një status romantik në rrjetet sociale brazilianit teksa shkruan: “Zemër, në jetë asgjë nuk vjen rastësisht, pasi ka gjithmonë një arsye. Njerëzit hyjnë në jetët tona për motive të caktuara dhe për të na mësuar diçka, ndërsa ti më ke mësuar të dashuroj. Vetëm unë e di çfarë ndjej për ty”.