Mjafton kjo foto e publikuar sot nga “Shkodra Sport”, per te sjelle prane jush dy personalitete te gazetarise sportive shqiptare. Ne te jane sebashku para nje ndeshje ne ish- stadiumin “Qemal Stafa”, radiokronistet e mirenjohur Veli Rada dhe Ymer Striniqi.

Te dy ata kane qene nder themeluesit e emisionit radiofonik “Nga njera ndeshje ne tjetren” dhe me zerin e tyre kane perçuar shume emocione tek degjuesit e radios dhe sportdashesit ne mbare vendin.

Por ata te dy kane te perbashket edhe shume gjera te tjera, per te cilet po jua risjellim sebashku sot permes kesaj fotoje.

Veli Rada ka vdekur në dhjetor të vitit 2014 në moshën 72 vjeçare duke lënë pas një karrierë të gjatë jo vetëm si aktor, por edhe si radiokronist sportiv.

Vetëm 3 muaj më pas, në mars të vitit 2015, po në moshën 72 vjeçare është ndarë nga jeta edhe radiokronisti tjetër i mirënjohur, Ymer Striniqi.

Vepra e tyre padyshim qe do te mbahet mend nga te gjithe dhe si rrjedhoje edhe edhe detyre e jona t’i rikthejme serish ne vemendjen tuaj keto personalitete te gazetarise sportive./SHKODRA-SPORT.COM/