Prej ditës së djeshme, Shqipëria është e mbuluar nga dëbora, e cila solli edhe pezullimin e ndeshjeve të ditës së sotme.

Të gjithë stadiumet e Shqipërisë janë mbuluar nga dëbora, teksa këtu përjashtim nuk mund të bënte as “Air Albania”.

Fusha e stadiumit kombëtar është mbuluar nga bora, për herë të parë nga koha kur është vendosur, pasi kujtojmë që në Tiranë nuk binte dëborë prej 4 vitesh.

Në “Air Albania” është zbardhur nga dëbora vetëm pjesë e fushës, pasi kujtojmë se tribunat janë të mbuluara nga pjesa e sipërme e stadiumit.