Ndeshja e Europa League midis Dudelange dhe Qarabag të Azerbajxhan u ndërpre pas gjysmë ore për shkak se një dron me një flamur të Armenisë po fluturonte mbi fushë.

Mesazhi nuk është i qartë apo arsyeja dihet. Azerbajxhani dhe Armenia ndodhen në konflikt me njëra tjetrën prej shumë kohësh.

Shfaqja e dronit në fushë i ka tërbuar tifozët azerë të cilët janë futur në fushë duke prishur kështu të gjithë ndeshjen. Sifda midis ekipeve u ndërpre në minutën e 35 dhe Qarabag po fitonte me rezultatin 2-0.

Një incident i cili na kujton veprën Ballist Morinës, ku ngriti dronin me hartën e madhe të Shqipërisë në Beograd.