Dy futbolliste te Vllaznise jane perzgjedhur ne formacionin me te mire dhe te javes se 12-te te “Abissnet Superiore”. Stafi i trajnereve te ekipeve kombetare, ka analizuar paraqitjen e te gjithe lojtareve ne te pese ndeshjet e kesaj jave dhe ne fund kane perzgjedhur 11-shen e lojtareve me te mire.

Pjese e saj jane edhe portieri i Vllaznise Kristi Qarri per pritjet e bera ne ndeshjen ndaj Skenderbeut dhe po ashtu edhe sulmuesi Kevin Dodaj per golin dhe lojen e tij ne kete takim.

Pjese e 11-shes jane edhe mbrojtesit Meksi i Dinamos, Abazaj i Bylisit, Opeh i Laçi dhe Ndreca i Egnatias. Per mesfushen jane perzgjedhur mes me te mireve Lushkja i Egnatias, Lleshi i Laçit dhe Lloci i Teutes.

Nderkohe ne sulm perpos Dodajt jane perzgjedhur edhe dy lojtaret e Dinamos, Zabergja dhe Bregu. Nderkohe edhe trajneri me i mire i javes eshte zgjedhur ai i Dinamos Ilir Daja./www.shkodrasport.com/