Pokeri i Kilian Mbape në fitoren e thellë të Francës me Kazakistanin, ka pushtuar faqet e para të mediave të mëdha që nuk i kanë kursyer elozhet për yllin e PSG-së.
Me katër golat e shënuar, Mbape theu një rekord 63-vjeçar në kombëtaren e ‘’gjelave’’, por francezi ka arritur dhe një rekord tjetër.
Mbape bëhet futbollisti i 12-të në histori të futbollit që vlerësohet me notën 10 nga gazeta franceze ‘’L’Equipe’’ duke u bërë pjesë e një listë të ngushtë me emra të mëdhenj.
Në listë janë emrat e yjeve botëror si Lionel Mesi që e ka arritur dy herë këtë vlerësim, Levandovski, Nejmar, Dushan Tadiç apo Lukas Moura. Vlerësimi maksimal për yllin francez që vazhdon formën e shkëlqyeshme këtë sezon.