Sunday, January 18, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJFOTO/ “Ekaterinburg Arena”, stadiumi më modern i Botërorit të Rusisë

FOTO/ “Ekaterinburg Arena”, stadiumi më modern i Botërorit të Rusisë

I njohur si kryeqyteti i Uraleve, Ekaterinburgu është qyteti më lindor i përzgjedhur për në Rusi për Botërorin që nis të enjten.

Një qytet i themeluar më 18 nëntor të vitit 1723 dhe që ka marrë emrin e gruas së Pjetrit të Madh, Ekaterinës, që më pas u shndërrua në Katerina, pas vdekjes së burrit të saj.

Ky qytet ka shërbyer si qendra minerare e Perandorisë së saj kohe, pasi është një pikë shumë strategjike mes Europës dhe Azisë, rol që mirë apo keq e luan edhe sot.

Në stadiumin e Ekaterinburgut, ndeshja e parë do të luhet më 15 qershor, Egjipt-Uruguai, për të vazhduar me Francë-Peru më 21 qershor, Japoni-Senegal më 24 qershor dhe Meksikë-Suedi më 27 qershor.

“Ekaterinburg Arena” ka një kapacitet prej 35 mijë personash dhe është një nga impiantet më modernë të Botërorit. / Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments