Pak shanse per te marre pike, por tifozet shqiptare nuk do te mungojne ne mitikun “Uembli”. Fotoja e ketij shkrimi na vjen ekskluzivisht nga ky stadium nga fotografi i mirenjohur shkodran Fatlum Kurtaj qe eshte i akreditur per kete ndeshje.

Ne kete foto dallohen qarte tifozet shqiptare te cilet kane me vete fanellat kuqezi, flamujt por edhe plisa dhe jane gati per te mbeshtetur djemte e trajnerit Reja ne kete ndeshje.

Nga sa behet e ditur, te pranishem nuk jane vetem shqiptare nga Anglia, por edhe nga vende te tjera te cilet kane dashur te jene prezent ne kete ndeshje te madhe per kombetaren tone.

Kuptohet qe ajo nuk eshte favorite per kete ndeshje, por kjo nuk do t’i pengoje ata te brohorasin per Shqiperine dhe te enderrojne deri ne fund per nje paraqitje te mire dhe pse jo edhe nje rezultat pozitiv./SHKODRA-SPORT.COM/