Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFOTO/ Esin Hakaj thirret në Kombëtaren U-21, TEUTA mburret me shkodranin

FOTO/ Esin Hakaj thirret në Kombëtaren U-21, TEUTA mburret me shkodranin

Lojtari i ri i Teutës, shkodrani Esin Hakaj ka marr një ftesë nga trajneri i Kombëtares U-21 Alban Bushi për ndeshjet e rradhës ndaj Spanjës dhe Italisë që do zhvillohen në datat 6 dhe 11 shtator.

Natyrisht që kjo mund të konsiderohet si një arritje e madhe jo vetëm për mbrojtësin 21-vjeçar, por edhe për vetë klubin e Teutës, e cila po tregon një formë mjaft të mirë në këto tre javë të para të kampionatit.

Kjo natyrisht nuk i ka shpëtuar skaudrës durrsake, e cila nuk ka humbur rastin për të reklamuar këtë arritje, duke “mburrur” edhe stafin teknik me këtë rast.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments