Gjermania dhe Suedia mbrëmjen e djeshme kaanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë me gola dhe spektakël.
Suedia kaloi në fillim në avantazhm ndërsa përmbysja e madhe erdhi vetëm në sekondat e fundit nga Gjermanët me një gol të shënuar nga Toni Kroos.
Në fakt për disa të tjerë nuk mund të jetë kështu, sepse ndoshta fitorja e Gjermanisë ishte e padrejtë, sepse këtu vendosin FIFA dhe VAR-i.
Ish-lojtari i Kombëtares Roland Luçi, në një postim në rrjetet sociale shkruan se kjo që ndodhi është e padrejtë.
“Kur FIFA,VAR-i dhe arbitri vendosin, atehere s`ka Suedi qe e ndal, te rras golin ne minuten e fundit, qe mund te jete e 90,95, 98 a 108, varet kur hyn goli”, shkruan Luçi.