Përtej humbjes ndaj Polonisë ditën e djeshme në “Air Albania”, ajo që na shqetëson më shumë ishte sjellja e një grupi tifozësh të papërgjegjshëm që sulmuan me shishe uji lojtarët kundërshtarë në dy momente ndryshme.
Kjo detyroi arbitrin kryesor në minutën e 78 të ndërpriste për disa minuta ndeshjen. Ditën e sotme FIFA bëri një paralajmërim të ashpër për incidentet e krijuara në stadium, teksa gazetarët polakë nuk kanë ngurruar të bëjnë publike fakte të tjera.
Një prej tyre i pranishëm në stadium ka bërë një postim në “Twitter” ku duket qartë se tifozët “kuqezinj” nuk kanë gjuajtur vetëm me shishe, por edhe me çakmakë dhe telefona.

![Screenshot 2021-10-13 at 16-13-32 FOTO Jo vetëm shishe uji, gazetari polak Tifozët shqiptarë goditën edhe me çakmakë e tele[...]](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2021/10/Screenshot-2021-10-13-at-16-13-32-FOTO-Jo-vetem-shishe-uji-gazetari-polak-Tifozet-shqiptare-goditen-edhe-me-cakmake-e-tele...-1068x521.png)





