Ne Shkoder padiskutim qe jane shume te dashuruar pas Vllaznine. Ndonese ajo nuk po kalon momentet e saj me te mira, ndonese ka patur shume ndryshime ne krahasim me sezonin e kaluar, tifozet serish vazhdojne ta ndjekin dhe te jene ne mbeshtetje te saj.

Keshtu ka ndodhur edhe ne miqesoren e sotme ndaj Laçit, teksa ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” kane qene te pranishem nje numer i konsiderueshem tifozesh per ta ndjekur ate.

Mjafton kjo foto e nje pjese te tribunes qendrore, per ta treguar kete gje. Dhe te mos harrojme ishte thjesht nje miqesore fund-korriku. Kjo do te thote se tifozet do te jene serish ne krah te Vllaznise, pavaresisht zhgenjimeve ne momente te caktuara.

Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire, por njekohesisht edhe nje motiv me shume per skuadren, futbolliste e drejtues, per t’u pergatitur sa me mire ne menyre qe t’i kenaqin tifozet e tyre ne ndeshjet qe do te zhvillojne./SHKODRA-SPORT.COM/