Pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” është luajtur ndeshja më e rëndësishme e kampionatit, ajo në mes Kukësit dhe Partizanit, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Përpos zhurmës së bërë në pragndeshje për një interesim të madh të tifozërive për këtë sfidë, në fakt nuk ka ndodhur kështu. Në stadium nuk kanë qenë më shumë se 500 tifozë të pranishëm.

Çmimet e larta të biletave duket se i kanë larguar ato. Por në fakt, është vërejtur një fenomen tjetër. Tribuna e gazetarëve në këtë ndeshje, ka qenë e tejmbushur, duke krijuar idenë e një ndeshje të kombëtares në fakt.

Duket se shumëkush për të shmangur blerjen e një bilete, është prezantuar si gazetar. Natyrisht që nuk ka asgjë të keqe në këtë mes, megjithatë kjo foto nxjerr në pah një problem tjetër.

Tribuna moderne e “Loro Boriçit” ishte përdorur për të ngrënë fara dhe fotoja e këtij shkrimi e tregon më së miri këtë gjë. Aq sa të lind edhe pyetja nëse është vërtetë tribunë gazetarësh apo çfarë tjetër?!
© shkodrasport.com