Kualifikimi i jashtëzakonshëm i Korabit dje ndaj Tiranës në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga mediat.
Portieri i skuadrës dibrane Kadri Birja ka shprehur zhgënjimin për mosvlerësimin e skuadrës së tij, që arriti të eliminonte pas gati 2 orësh lojë kampionët në fuqi të Shqipërisë.
Përqëndrimi te trajtimi i çështjes së shkarkimit të trajnerit bardheblu Emanuel Egbo ka lënë në hije suksesin e merituar të Korabit. Për 31-vjeçarin kjo sjellje është tipik një “çudi shqiptare”.
“Më shumë bëri bujë shkarkimi i një trajneri sesa t’i japin merita një ekipi që luftoi për 120 minuta në fushë. Çudira shqiptarësh!”, shkruan portiere i Korabit Birja në rrjetet sociale.
Korabi arriti ta eliminonte Tiranën në minutën e 119-të me golin e sulmuesit Xhuliano Skukës.