Erald Lakti është talenti i Fiorentinës i cili sezonin e kaluar ka mbajtur shiritin e kapitenit me të rinjtë e skuadrës violë. Mesfushori shkodran, që te Fiorentina shihet si futbollist që me besim mund të bëhet edhe element i rëndësishëm i ekipit të parë, duket se është drejt këtij hapi.
Lakti ka një kontratë profesioniste me Fiorentinën dhe për shkak se ka mbushur 19 vjeç, këtë sezon nuk mund të luajë më me ekipin e të rinjve të Fiorentinës. Ditën e djeshme, Lakti ka kryer vizitat mjekësore te Fiorentina dhe pritet që për të, të ketë një vendim nga vetë trajneri Montela.
Në bazë të kontrolleve mjekësore por natyrisht, edhe të asaj se çfarë Lakti do të japë në stërvitje, do të vendoset. Vetë trajneri Montela është shprehur se do t’u japë të gjithë të rinjve një shans për të parë vlerat e trye dhe më pas për të vendosur./VipSport/