Bylis mori një fitore të artë me përmbysje 1-2 ndaj Vllaznisë në transfertë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës shkodrane, por në pjesën e dytë Spahiu dhe Antoni nga penalltia i dhanë fitoren ballshiotëve.

Një 3 pikësh që shton edhe më shumë shpresat e Bylisit për të qendruar në Superligë dhe festa legjitimet në dhomat e zhveshjes së “Loro Boriçit” ka qenë e “çmendur”.

Është vetë klubi ballshiotë që përmes faqes zyrtare ka publikuar një foto nga festa e lojtarëve të Bylisit pas kësaj fitore.

Ne fakt edhe per vete drejtuesit e kesaj skuadre fitorja ne Shkoder ne njefare menyre ishte edhe çeshtje fati ngaqe goli i fitores erdhi ne minutat shtese.