Skuadra e Laçit ka bërë një sezon shumë të mirë, duke siguruar vendin e dytë në Superiore dhe duke arritur në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Kurbinasit, tashmë nënkampionë të Shqipërisë, luajtën gjysmën e dytë të sezonit pa shërbimet e mesfushorit Regi Lushkja, që u transferua te Sheriff Tiraspol.

Me këtë ekip, Lushkja u shpall kampion i Moldavisë, një arritje fantastike. Klubi i Laçit e ka uruar menjëherë mesfushorin Lushkja për këtë arritje, madje, nuk kanë ngurruar as të ngacmojnë rivalët e finales së Kupës së Shqipërisë, Vllazninë.

Në postimin e faqes zyrtare të klubit të Laçit, shkruhej: “Urime për titullin kampion, maestro. Të presim me 31, për të marrë medaljen e Kupës”. Optimizmi në kampin kurbinas duket i lartë para finales së Kupës së Shqipërisë, që do të luhet më datë më 31 maj./newsport/