Prej disa ditesh ne stervitje me ekipin e Vllaznise eshte edhe nje futbollist 18 vjeçar. Ai ka ardhur nga Gjermania dhe eshte vene ne dispozicion te trajnerit Brdariç.

Por ne fakt nuk behet fjale per ndonje blerje te kuqebluve. Ai thjesht eshte duke u stervitur gjate kesaj periudhe me ta dhe do te kthehet serish ne Gjermani.

Behet fjale per futbollistin Enea Kotrri, djalin e ish- futbollistit te Vllaznise Uliks Kotrrit. Ai eshte pjese se Akademise “Energie Cottbus”, por prej disa kohesh ne Gjermani eshte pezulluar stervitja dhe ndeshjet e te gjitha ekipeve te moshave.

Per kete arsye, per te mos e lene pushim gjate kesaj periudhe te nderrimit te viteve dhe meqenese vete Uliks ka dashur te udhetoje drejt Shqiperise, ka marre me vete edhe te birin dhe periudhen e qendrimit ne Shkoder po e shfrytezon per te ruajtur formen duke u stervitur me Vllaznine.

Enea eshte 18 vjeç, luan si mesfushor i djathte dhe eshte pjese e ekipeve kombetare te moshave te Shqiperise. Ai konsiderohet nje element i rendesishem dhe me shume te ardhme./SHKODRA-SPORT.COM/