Merr fund shtrimi i tapetit të barit në stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës. Impianti është rikonstruktuar plotësisht dhe tashmë kishte nevojë vetëm për shtrimin e tapetit të barit, për të cilinë është punuar intensivisht në dy javët e fundit.

Tashmë ky proces ka përfunduar dhe në klub presin vetëm të marrin dritën e gjelbër nga specialistët përkatës që të mund të venë në përdorim impiantin dhe të luajnë më në fund pas tre viteve shtegtim në fushën e tyre.

Klubi ka vendosur ndeshjen me Tiranën më 20 nëntor si objektiv për inaugurimin e impiantit, por mbetet për t’u parë nëse gjithçka do të mbyllet në kohën e duhur për atë duel, pasi në Kukës nuk duan që të shkatërrojnë tapetin e ri pa e nisur mirë, siç ka ndodhur në impiante të tjera ku janë ngutur për të zbritur në fushë.

dsdsdsdd kukesi zeqir ymeri kukesi zeir ymeri zeiqri ymeri kukesi kueksi