Florian Marku është një nga sportistët shqiptarë më në zë, jo vetëm në vendin tonë por dhe në arenën ndërkombëtare. Boksieri vazhdon të jetë i pamposhtur në disiplinën në të cilën ai bën pjesë, ku së fundmi ka fituar ndeshjen e datës 20 shtator ndaj Miroslav Serban.
Në pritje të ndeshjes së radhës, për të cilën vet Marku ka thënë se do të vendoset shumë shpejt, 27 vjeçari sëfundmi ka surprizuar fansat e tij me një lajm.
“Diçka të re po përgatisim. Capital T”, shkruan Marku në rrjetin e tij social bashkëngjitur fotos me këngëtarin e njohur shqiptar Capital T.
Nuk dihen ende detaje nga bashkëpunimi i tyre, por një gjë e tillë është pritur mirë nga fansat duke shpresuar tek një videoclip sëbashku./newsport/