Vllaznia do të luajë më datë 22 korrik ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League ndaj AEL Limassol.

Sfida e parë do të luhet në Qipro në orën 16:30, ndërsa Vllaznia ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve të federuar për këto dy ndeshje.

Nuk ka asnjë ndryshim nga lista e dy sfidave të kaluara dhe të gjithë futbollistët janë gati për këto takimi.

Rikthimi i rëndësishëm është ai i Krymit në mesfushë pasi lojtari u ndëshkua me karton të kuq në transfertën e Bosnjes dhe mungoi në Shkodër ndaj Siroki Brijeg./newsport/