Shkruar nga Gjergj KOLA
Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla falë paraqitjes së mirë në ndeshjen e fundjavës ndaj Napolit, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 29-të të kampionatit U20 në Itali.
18 vjeçari që luan në repartin ofensiv të Sassuolos, bëri mirë në atë ndeshje duke shënuar dy gola në portën napolitane. Si rrjedhojë ai është vlerësuar me notën 8.7 dhe kjo e ka bërë atë të jetë pjesë e 11-shes më të mirë të kampionatit.
Kjo nuk është hera e parrë që Kulla është në formacionin e javës të kampionatit “Primavera” ku deri tani ka arritur të shënojë 10 gola dhe të japë 7 asiste. Shifra këto të pëlqyeshme në të parin kampionat të tij në futbollin e moshave në Itali.
Por kuptohet që ai nuk ka ndër mend të ndalet këtu sepse deri në fund të kampionatit me siguri që do të shënojë edhe gola të tjerë për ta rritur edhe më shumë performancën e tij me ekipin e Sassuolos.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”



