Skuadrat e Kategorisë Superiore do të luajnë me një top të ri në këtë edicion. Nëse në javët e para të kampionatit është luajtur me modelin e vjetër të edicionit të kaluar, që nga kjo javë, të gjithë skuadrat do të luajnë me një top i cili në fakt ka ngjyra të pazakonta të krahasuara me ato tradicionale.
Fakti qe mbizoteron ngjyra e kuqee ka bere qe tifozet te shperthejne ne kritika duke deklaruar se zakonisht me topa te tilla luhet vetem ne rastet kur fusha eshte e mbuluar nga bora.
Megjithate Federata e ka marre tashme vendimin e saj dhe me keto topa jane paisur te gjithe ekipet e Superliges. Siç dihet, prej tre sezonesh eshte ajo qe i furnizon klubet me topa.
Kjo ka bere qe e gjithe Superlige ne fakt te luaje me te njejtin top dhe ne njefare menyre eshte zgjidhja e duhur sepse me perpara secili ekip ka patur preferencat e veta.