Paraqitjet e tij kane qene te mira dhe jo me kot Eni Imami është një nga lojtarët e Vllaznisë që po bën mirë në këtë sezon futbollistik.

Qendërmbrojtësi kryeqytetas ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet duke u stërvitur në palestër. Ndërkohë në sy bien këmbët e tij të çjerrura pas takimit me Partizanin që përfundoi pa gola 0-0. “Vendi i parë do punë”, shkruan ai.

Kujtojmë që Vllaznia gjendet në vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 37 pikë, teksa janë luajtur deri më tani 17 javë. 28-vjeçari ka qenë titullar në 16 ndeshje, ku ka arritur të shënojë edhe 1 gol.

Imami sebashku me Adilin kane formuar nje dyshe ne qendren e mbrojtjes e cila po shfaqet gjithnje e me shume si protagoniste me lojen dhe sigurine qe i ofron skuadres ne prapavije.