Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFOTO/ Vidal zbret në fushë dhe trondit Interin: Kthim në shtëpi!

FOTO/ Vidal zbret në fushë dhe trondit Interin: Kthim në shtëpi!

Fati i Arturo Vidalit po kalon nga një ciklon në një tjetër.

Teksa muajin e kaluar futbollisti i Barcelonës akuzoi klubin se nuk e kishte paguar sa duhej, këtë herë kur Interi dhe Barcelona po zhvillojnë negociata për kalimin e kilianit në Itali, Vidal i është rikthyer stërvitjes me Barcelonën. I qeshur dhe i bindur se është “kthyer në shtëpi.”

Kështu shprehet Vidal në profilin e tij në “Instagram”. Në këtë mënyrë, duke parë dhe alternativat e pakta në mesfushë, trajneri Ernesto Valverde ka vendosur veton për largimin e lojtarit të tij nga Barcelona.

Mundësia e vetme që Vidal të shkojë te Interi është që Barcelona të blejë mesfushorin spanjoll të Dinamo Zagrebit Dani Olmo.

E ardhmja e Arturo Vidalit bëhet tashmë akoma dhe më e ndërlikuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments