Një përforcim i rëndësishëm për Vllazninë në prag të sfidës ndaj Skënderbeut. Mbrojtësi nga Uganda, Godrej Ualusimb i është bashkuar zyrtarisht skuadrës shkodrane.
30-vjeçari u prezantua në fillim të muajit shtator si afrim i bujshëm i kuqebluve, ndërkohë që vetëm sot ai mund t’i bashkohej skuadrës, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Jonuz.
Ualusimbi është federuar me shkodranët, teksa do të shihet forma e tij. Ai numëron plot 97 ndeshje me kombëtaren e Ugandës. Mbrojtësi rishtas ka qenë pjesë e Kaizer Shefs, ekip i Johanesburgut në Afrikën e Jugut dhe sezonin e fundit është aktivizuar në 10 ndeshje.