Autobusat e rinj të skuadrave të Superligës janë kthyer tashmë në modë. Ditën e djeshme, Tirana dhe Kukësi prezantuan autobusat e rinj me simbolet e tyre, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe Vllaznia sot.

Siç duket klubet shqiptare po bëjnë “garë” me njëra-tjetrën përsa i përketë organizimit dhe kjo duket edhe nga blerja e autobusave që do të përdoren për ndeshjet në transfertë.

Ditën e sotme, Vllaznia ka dizenjuar autobusin me simbolet e tyre, ndërsa nuk kanë munguar as shkrimet.

“Një klub, dy ngjyra, një skuadër, KF Vllaznia”, lexohet në autobusin e skuadrës shkodrane.