Xhevahir Sukaj është mahnitur nga stadiumi i ri i ndërtuar në kryeqytet, “Arena Kombëtare”. Sulmuesi shkodran i Flamurtarit ka vizituar nga afër impiantin modern, shoqëruar me presidentin e vlonjatëve, Sinan Idrizi.

Ky i fundit, prej kohësh s’ishte shfaqur në medie apo rrjete sociale për shkak të impenjimeve në Turqi.

Megjithatë një foto me Xhevahir Sukajn duket si një mesazh për të gjithë skeptikët për sa i përket situatës financiare që po kalojnë kuqezinjtë.

“Mashallah, Air Albania Stadium”, shkruan Sukaj në diçiturën e fotos duke treguar edhe emrin që ka marrë stadiumi i ri, edhe pse s’është bërë ende zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit.