HomeKRYESOREFranca sekuestron rezidencën luksoze me vlerë 120 milionë dollarë të oligarkut rus...

Franca sekuestron rezidencën luksoze me vlerë 120 milionë dollarë të oligarkut rus Roman Abramoviç

Autoritetet franceze konfirmuan se kanë sekuestruar një rezidencë me vlerë prej 120 milionë dollarë që i përket oligarkut rus Roman Abramoviç, raporton Daily Mail.

Kjo pronë është një nga 12 rezidencat franceze në pronësi të Abramoviç në të gjithë vendin, të gjitha janë sekuestruar në javët e fundit, shkruan Daily Mail.

Rezidenca e fundit e sekuestruar e Roman Abramoviç ndodhet në Rivierën franceze, bregdeti mesdhetar i Francës juglindore ku ndodhen plazhet magjepsëse të Saint-Tropez dhe Cannes, si dhe ‘mikroshteti’ i pavarur i Monakos.

Zyrtarët francezë aktualisht po godasin aktivitetet e rusëve të pasur në vendin e tyre, me qëllim që t’i bëjnë presion Presidentit rus Vladimir Putin që të tërhiqet nga lufta në Ukrainë.

Abramoviç, i cili ka një pasuri neto prej 8.3 miliardë dollarësh, është një i besuar i Kremlinit me lidhje të ngushta me Putinin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments