Atleti i Vllaznise Franko Burraj po merr pjese ne Kampionatin Europian te Sallave te Mbyllura qe ka startuar diten e sotme ne Apeldoorn te Hollandes. Ai eshte i shoqeruar nga trajneri Bruno Rrotani dhe jane ne pritje te zbritjes ne piste per te konkurruar ne kete event shume te rendesishem.
Gazeta Shkodra Sport meson se Burraj do te konkurroje ne garen e 400 metrave dhe pritet te beje nje paraqitje te mire sepse forma aktuale e tij premton nje rezultat konkurrues.
Megjithate jane shume gjera qe vendosin ne kete gare dhe kuptohet qe duhet edhe pak fat. Burraj dhe trajneri Rrotani kane kohe qe pergatiten per kete event te rendesishem dhe tashme ka ardhur momenti per te treguar vlerat me te mira.
Ai do te perfaqesoje Shqiperine ne kete event te rendesishem dhe syte jane te perqendruar tek Franko Burraj i cili ashtu si dhe veren e shkuar ne Olimpiaden e Parisit, premton te beje nje figure te mire ndonese siç dihet konkurrenca do te jete shume e madhe.(www.shkodrasport.com)