Futbollisti i Tiranës, Isak Gamfi, pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 67-të të klasikes ndaj Vllaznisë, teksa u desh ndërhyrja e të dyja stafeve mjekësore dhe e ambulancës, që gjendja e tij të përmirësohej.

Pas një dueli në mesfushë, mesfushori afrikan ra në tokë në mënyrën më të keqe të mundshme duke humbur për një çast edhe ndjenjat.

Lojtari u çua si fillim në spitalin e Shkodrës dhe më pas në kryeqytet.

Gjendja është e mirë, por mësohet se lojtari do të humbasë sfidën me Bylisin e ndoshta edhe atë me Kastriotin.