HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFSHF cakton një “bilbil” ndërkombëtar sot në “Loro Boriçi”, gjykimi ka rëndësi...

FSHF cakton një “bilbil” ndërkombëtar sot në “Loro Boriçi”, gjykimi ka rëndësi të madhe

Tani që kampionatit po i vjen fundi, ndeshjet bëhen edhe më të rëndësishme për objektivat e çdo skuadre.

Një element i rëndësishëm në këtë pikë është edhe gjykimi, që gjatë këtij sezoni ka pasur shumë probleme.

Shumë skuadra i druhen gjykimit, duke pasur parasysh faktin se nuk mund të lënë pikë, pasi nuk ka kohë për rikuperimin.

Vllaznia-Luftëtari është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe FSHF-ja ia ka besuar ndërkombëtarit Juxhin Xhaja, kurse asistentë të tij janë Rejdi Avdo dhe Denis Rexha.

Xhaja ka disa muaj që ka marrë zyrtarisht stemën e FIFA-s, edhe pse nuk ka mundur të kalojë testet fizike, ashtu si dhe kolegu i tij Eldorjan Hamiti.

Ndeshja Kamza-Lushnja do të gjykohet nga arbitri i ri, Olsid Ferataj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments