Do te luhet sot ne oren 16:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” nje nga kater ndeshjet çerekfinale te Kupes se Shqiperise, ajo ne mes Vllaznise vendase dhe Korabit te Peshkopise.
Ne pamje te pare konsiderohet nje ndeshje e lehte ngaqe perballen dy ekipe te kategorive te ndryshme, por ne fakt nuk do te jete keshtu. Si rrjedhoje edhe Sektori i Arbitrave prane Federates Shqiptare te Futbollit e ka vleresuar seriozisht kete gje.
Ai ia ka besuar drejtimin e kesaj ndeshje nje arbitri me shume pervoje si Blerim Ziri i kolegjiumit te Fushe- Krujes. Edhe dy asistentet do te jene te po ketij kolegjiumit, pikerisht Endrit Veseli dhe Erind Burgu.
Arbiter i katert nderkohe do te jete durrsaku Florjan Lata ndersa vezhgues i tyre Besnik Kaimi nga Tirana. Edhe delegati i kesaj ndeshje do te jete po nga kryeqyteti, Alban Tafaj./SHKODRA-SPORT.COM/