FSHF ka reaguar orët e vona të mbrëmjes së sotme, për sa i përket takimit të presidentit Armand Duka ditën e sotme, me trajnerët e ekipeve Kombëtare, si dhe drejtorin e tyre, Xhemal Mustedanagiç.
Federata njofton se në analizën vjetore, drejtuesit shprehën pakënaqësinë e tyre për rezultatet tek moshat, sidomos tej ekipet U-17 dhe U-19, ku pritshmëritë kanë qenë edhe më të mëdha. FSHF do të vendosë në një moment të dytë rikonfirmimin ose jo të trajnerëve.
NJOFTIMI I FSHF
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka zhvilluar ditën e hënë, në ambientet e FSHF, datë 9 dhjetor 2019, një analizë vjetore në lidhje me ekipet përfaqësuese të Shqipërisë.
Presidenti Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku kanë thirrur në këtë analizë vjetore Drejtorin Teknik Dzemal Mustedanagic dhe të gjithë trajnerët e ngjyrave kuqezi, sëbashku me teknikët e femrave dhe grupmoshave të Shqipërisë. Drejtuesit më të lartë të FSHF bënë një përmbledhje dhe shprehën pakënaqësinë për rezultatet sidomos të U-17 dhe U-19 ku pritshmëritë e FSHF ishin më të mëdha.
Në analizë u diskutuan disa çështje që kanë çaluar gjatë kësaj periudhe. FSHF do të vendosë në një moment të dytë për rikonfirmimin në detyrë ose jo të trajnerëve.