Futbollisti shqiptar, Aleskandros Robi është vetëm 19 vjeç dhe luan me skuadrën e Panathinaikosit në kampionatin grek të futbollit.

I lindur në Athinë në vitin 2002, Robi ka prindër shqiptar dhe gjithashtu nënshtetësi shqiptare çka e lejon të luajë dhe për Kombëtaren.

Por edhe pse në valën e ndeshjeve, FSHF-ja nuk e ka parë të udhës t’i dërgojë një ftesë qendërmbrojtësit për sfidat e Kombëtares në tetor apo dhe të Shpresave të Alban Bushit.

I gjatë 1.84 m, Robi cilësohet si futbollist me të ardhme të madhe në vendin fqinj dhe për këtë skuadra e tij Panathinaikosi ka vendosur ta grumbullojë për derbin që do të luajë nesër kundër rivalëve të Olimpiakosit.

Një mundësi mjaft e mirë për 19-vjeçarin i cili është në fillimet e karrierës së tij, por falë punës dhe sakrificës thirret në ekipin A të një prej skuadrave më të titulluara në Greqi.