Kërkesa e klubeve ishte për rritjen e numrit të të huajve në fushë, si dhe për shtimin e alternativave në stolin rezervë. Nëse për të parën vota ishte kundër nga Komiteti Ekzekutiv, për të dytën është miratuar.

Siç kanë kërkuar edhe klubet e Ligës Profesioniste, KE ka vendosur që të rritet numri i alternativave në stolin rezervë. Nga ky sezon dhe në vazhdim do të ketë 21 të grumbulluar për një ndeshje, prej të cilëve 11 në fushë dhe 10 në pankinë, duke e zgjeruar këtë të fundit në ngjashmëri me çfarë ndodh në një ndeshje ndërkombëtare.

Duke qenë se në listën e 25 të federuarve 8 duhet të jenë nga të rinjtë, atëherë për këta të fundit do të ketë shans më shumë që të vënë në vështirësi trajnerët.

Megjithate e rendesishme eshte qe çdo ekip te zgjedhe lojtaret e duhur sepse pastaj alternativat per fushen e lojes dhe pankinen zgjidhen gjate rruges, fale formes qe mund te kete secili prej tyre apo zgjedhjeve qe bejne trajneret.