Janë mësuar të jenë vetë protagonistë, jo si lojtarë, por me bilbilat e tyre duke vendosur “drejtësi” në ndeshjet e Superiores. Gjyqtarët e kampionatit shqiptar nuk do kenë pushime. Burime pranë FSHF-së tregojnë për Newsport.al që është organizuar një kampionat ku do të luhet 9-të me 9-të.
Futbollistë do të jenë arbitrat e kampionatit tonë. Federata Shqiptare e Futbollit për këtë aktivitet të veçantë ka bashkuar disa kolegjiume duke i ndarë në Grupe. Kësisoj Grupin e parë e formon Elbasani, Shkodra dhe Tirana.
Ndërsa Grupin e Dytë, Durrësi, Fieri dhe Lezha. Sa i përket Grupit të Parë, ajo skuadër që do të humbë mes Elbasanit dhe Tiranës, përballet me Shkodrën. Ndërsa në Grupin e Dytë, ekipi humbës i çiftit Fieri – Lezha, luan kundër Durrësit. Ky kampionat i veçantë do të nisë sonte në orën 20:00, teksa do të luhet në kompleksin “Football Republic”, në periferi të Tiranës. Por, nuk mbaron me kaq.
Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur ta bëjë garën më të nxehtë. Kësisoj në këto përballje arbitret femra do të jenë ato që do të vendosin “drejtësi”. Emanuela Rusta, Soada Tushaj, Mirela Çemeri, Liljan Gecaj, Kejsi Tafili, Erinda Kume, Jena Mala dhe Blerina Halilaj, janë gjyqtaret e “graduara” për të gjykuar sonte homologet e tyre.
Grupi 1
Elbasani
Shkodra
Tirana
Grupi 2
Durrësi
Fieri
Lezha
Çiftet
Grupi 1
Elbasani – Tirana
Kush humbet, luan me Shkodrën.
Grupi 2
Fieri – Lezha
Kush humbet, luan me Durrësin.









