Federata Shqiptare e Futbollit ka përjashtuar nga Asambleja 9 anëtarë, të cilët nuk kanë mbushur detyrimet për të marrë pjesë në aktivitetet e organizuar nga FSHF-ja.

Lista e përjashtimeve:

Futboll Klub Sukthi, (2 vjet) aktualisht me formë juridike Sh.a, i cili nuk merr pjesë në asnjë kategori të futbollit të organizuar nga FSHF;

Sport Klub Himara, (3 vjet) aktualisht me formë juridike Sh.a, i cili nuk merr pjesë në asnjë kategori të futbollit të organizuar nga FSHF;

Klubi Futbollit Adriatiku Mamurras, (5 vjet) aktualisht me formë juridike Sh.a, i cili nuk merr pjesë në asnjë kategori të futbollit të organizuar nga FSHF;

Futboll Klub Pojani, (10 vjet) aktualisht me formë juridike Shoqatë, i cili nuk merr pjesë në asnjë kategori të futbollit të organizuar nga FSHF;

Poliçani, (10 vjet) aktualisht pa formë juridike, i organizuar pranë Bashkisë Poliçan, cili nuk merr pjesë në asnjë kategori të futbollit të organizuar nga FSHF;

Bilisht Sport, (3 vjet) aktualisht me formë juridike Sh.p.k, i cili nuk merr pjesë në asnjë kategori të futbollit të organizuar nga FSHF;

FC Fieri, (9 vjet) aktualisht me formë juridike shoqatë, i cili nuk merr pjesë në asnjë kategori të futbollit të organizuar nga FSHF por merr pjesë në aktivitet e Shoqatës Rajonale Fier;

Klubi Sportiv Vlora, (8 vjet) aktualisht me formë juridike Sh.a, i cili merr pjesë në kategorinë e parë amatore;

Olimpik (3 vjet) aktualisht me formë juridike Shoqatë, i cili nuk merr pjesë në asnjë kategori të futbollit të organizuar nga FSHF.